G7 ka premtuar të mbledhë një hua prej 45 miliardë euro për Ukrainën, por nisma kërkon një marrëveshje midis 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian.
Së fundmi, Komisioni Evropian u ka paraqitur shteteve anëtare tre opsione për të përmbushur planin e G7 që do të shohë aleatët perëndimorë të mbledhin një kredinë për të mbështetur ushtrinë edhe ekonominë e Ukrainës në betejën kundër forcave ruse.
Bëhet e ditur se plani, i vulosur përkohësisht në samitin e G7 në qershor, do të përdorë asetet e palëvizshme të Bankës Qendrore të Rusisë si kolateral.
Shumica e tyre (210 miliardë euro) mbahen në bllokun 27-vendesh.
Ndërsa aleatët nuk mund t’i konfiskojnë paratë, ata mund të përdorin interesat që gjenerojnë për të siguruar që kredia të ripaguhet gradualisht, pa e paguar vetë faturën.
Por, ideja e paprecedentë mbart rreziqe të shumta financiare, ndër të cilat kryesore është mundësia që këto asete të shkrihen përpara se të përmbushen pagesat dhe aleatët të mbajnë përgjegjësi për mospagim.
Sipas ligjit të BE-së, sanksionet duhet të zgjaten çdo gjashtë muaj me unanimitet, që do të thotë se një vend i vetëm mund të bllokojë rinovimin dhe të ndezë planin e G7.
Hungaria, në veçanti, shpesh ka prishur vendimet në mbështetje të Ukrainës dhe aktualisht po e pengon Brukselin të lëshojë 6.5 miliardë euro ndihmë ushtarake, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Për të shmangur këtë skenar të frikshëm dhe për të garantuar parashikueshmëri afatgjatë, Komisioni ka propozuar tre opsione të ndryshme gjatë një takimi të ambasadorëve.
Opsioni i parë: ngrirja e aseteve për pesë vjet, por me një rishikim vjetor. Në këtë rast, do të duhej një shumicë e cilësuar për të shkrirë asetet.
Opsioni i dytë: rinovimi i sanksioneve ndaj aseteve ruse çdo 36 muaj dhe sanksionet e tjera ndaj Rusisë çdo gjashtë muaj.
Opsioni i tretë: rinovimi i të gjitha sanksioneve ndaj Rusisë çdo 36 muaj.
Siç raportohet, prezantimi u bë gojarisht nga Bjoern Seibert, shefi i shtabit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Një propozim zyrtar pritet t’u paraqitet vendeve anëtare në ditët në vijim për të nisur negociatat, të cilat mund të zgjasin me javë të tëra.
Seibert i përshkroi tre opsionet si të pranueshme për SHBA-në e cila po i bën presion Brukselit që të lëvizë shpejt dhe të sigurojë që ndihma të arrijë në Ukrainë përpara fundit të vitit.
Nxitimi, megjithatë, u zvogëlua javët e fundit pasi zëvendëspresidentja Kamala Harris zëvendësoi presidentin Joe Biden si kandidatin demokrat, duke rritur shpresat se Donald Trump, i cili është zotuar të ndërpresë ndihmën amerikane për Kievin, do të mbahet larg Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës