Ndonëse që nga 1 shtatori i këtij viti është hapur afati për aplikim të certifikimit dhe dorëzimit të listës së subjekteve politike me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka pranuar asnjë aplikim.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se deri më 11 dhjetor të këtij viti të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ, aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, të gjitha subjektet politike pra në këtë rast partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të dorëzojnë në KQZ aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar me datë 1 shtator dhe mund të konfirmoj se deri më tani nuk kemi ndonjë aplikim nga ana e ndonjë subjekti politik”, tha Elezi.
Lidhur me këtë, KosovaPress ka provuar që të marrë përgjigje se kur pritet që subjektet politike të kryejnë këto lloje të “obligimeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një përgjigje me shkrim thonë se lista do të dorëzohet brenda afatit të KQZ-së, porse nuk bënë të ditur ndonjë datë specifike.
E pavarësisht interesimit, deri në publikim e këtij artikulli, KosovaPress nuk pranoi përgjigje nga partitë e tjera politike lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, Elezi potencoi se pas pranimit të aplikimeve, të gjithë personat që duan të certifikohen si kandidatë për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit të institucioneve të ndryshme.
Ai tha se ky është një detyrim ligjor, me qëllim që të vërtetohet nëse kandidatët që garojnë për deputetë janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Në mesin e institucioneve që KQZ-ja, do të kërkojë verifikim të kandidatëve është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse ‘është dënuar në 3 vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv’.
Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij kufizimi ligjor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, potencoi Elezi.
Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për zyrtarët publikë si anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik, kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, zyrtar i PZAP-së, me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat, është dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës