LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarë nga Përfaqësuesja A do të luajnë për U21-shat

Tre lojtarë nga Përfaqësuesja A do të luajnë për U21-shat

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet të dielën e 11 qershorit me Turqinë.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar edhe listën me lojtarët e ftuar për këtë takim.

Por Bunjaku ka konfirmuar se tre futbollistë nga Përfaqësuesja A e Kosovës do të luajnë për U21-shat.


U21-shat do të përballen me Norvegjinë në udhëtim ndërsa ata do të përforcohen me lojtarë cilësorë.

Mbrojtësi Ardian Ismajli që luan tek Hajduku i Splitit, mesfushori ofensivë Valmir Sulejmani dhe sulmuesi Bersant Celina do të luajnë për Kosovën U21. /Telegrafi/