Tre kosovarë vdesin në Kazakistan

Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se ata ishin të punësuar në “Mabetex”, pronë e miliarderit Behgjet Pacolli.
“Nga informatat që kanë marrë disa familjarë, tre kosovarë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, një nga të cilët rëndë”, ka thënë një burim i gazetës, transmeton Koha.net.
“Derisa ishin duke i hequr skelet nga një ndërtesë, ato ishin shembur dhe punëtorët kishin rënë nga një lartësi disametërshe”, tha burimi i gazetës.
Gazeta ka kontaktuar drejtorin e Mabetex, Afrim Pacolli, por ai ka refuzuar të flasë për këtë çështje. Ka thënë se mund të flasë tek nesër.
Nga
Telegrafi
13/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































