Me tre gola, Milani mposht Crotonen (Video)

Milani ia ka shënuar tre gola Crotones në udhëtim, për ta nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin italian.
Një ndërhyrje e Federico Ceccherinit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa për Rossonerët u akordua penalti. Franck Yannick Kessie e mori përgjegjësinë dhe rezultoi i saktë (6’).
Rezultatin e dyfishoi Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Suso (18’).
Më pas, Cutrone ia ktheu favorin Susos duke asistuar tek ai, ndërsa spanjolli 23-vjeçar e ngriti epërsinë në 3-0.
Në gjysmën e dytë, tempi i lojës ishte më i ngadaltë, duke qenë se skuadra vendase e kishte në dorë fitoren.
Me këtë triumf, Milani qëndron në hap me Juventusin, Interin dhe Romën, që regjistruan fitore në javën e parë të sezonit 2017/2018 në Serie A. /Telegrafi/
https://twitter.com/semo33/status/899344231747248128
https://twitter.com/Alessia_Nov/status/899348369616797696

















































