Ole Gunnar Solskjaer është emëruar trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit deri në fund të sezonit duke zëvendësuar kështu Jose Mourinhon e shkarkuar.

45-vjeçari para se të merrte drejtimin e Djajve të Kuq ishte trajner i skuadrës norvegjeze, Molde. Por, për një kohe drejtoi edhe Cardiff Cityn dhe ekipin e rezervave të Man Utd.


Solskjaer njihet për futboll sulmues, ku qëllimi i tij është loja atraktive në fazën ofensive, realisht kjo është edhe qëllimi i Man Utd.

Ole Gunnar Solskjae (Foto: Ian MacNicol/Getty images/Guliver)

Ndeshja e ardhshme e Unitedit në Ligën Premier është ndaj Cardiffit, ndërsa Goal.com ka përpiluar tri formacione të mundshme se si mund të luajnë Djajtë e Kuq nën urdhrat e trajnerit norvegjez.

Forma e njëjtë, më shumë rëndësi Paul Pogbas

man utd possible lineup with solskjaer 95w3cyn4kyn51rapzqmrum5v2

Pogba pas dy sulmuesve

man utd possible lineup with solskjaer 1sbr165fq6zi31myp3chyp6rol

Me gjithë forcat në sulm

man utd possible lineup with solskjaer 1nm6vssrmbtgg1qgxa1j5e9xc4

Aktualisht Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 26 pikë, 11-të pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Vlen të theksohet se në fazën e parë të eliminimit direkt në LK do të luajë kundër Paris Saint Germainit. /Telegrafi/

telegrafi sport app