LAJMI I FUNDIT:

Tre deputetë letonezë u pezulluan nga votimi në parlament pasi refuzuan vaksinimin kundër COVID-19

Tre deputetë letonezë u pezulluan nga votimi në parlament pasi refuzuan vaksinimin kundër COVID-19

Tre deputetë letonezë janë pezulluar nga votimi në parlament pasi refuzuan të marrin një vaksinë kundër COVID-19.

Sipas një mase të fundit, vetëm ligjvënësit që janë vaksinuar ose janë shëruar nga virusi mund të marrin pjesë në parlamentin letonez (Saeima).

Deputetët që kanë prova mjekësore se nuk duhet të vaksinohen duhet të bëjnë testin PCR për të hyrë në parlament, raporton euronews.


Rregulli u miratua nga deputetët muajin e kaluar dhe hyri në fuqi më 15 nëntor. Edhe atyre deputetëve që nuk e kanë respektuar masën iu është pezulluar pagesa. Identiteti i deputetëve të pavaksinuar nuk është bërë i ditur.

Theksojmë se Letonia ishte vendi i parë në Evropë që rivendosi një bllokim kombëtar në muajin tetor mes një rritjeje të infeksioneve të reja me coronavirus.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vetëm 59.5 për qind e popullsisë së rritur të Letonisë prej 1.9 milion banorëve është e vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE-së prej 66.4 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori