Tifozët e Francës dhe Marokut janë përplasur në Paris dhe Montpellier pas fitores 2-0 nga skuadra e Didier Deschamps në gjysmëfinalen dramatike të Kupës së Botës të së mërkurës mbrëma.

Miliona marokenë janë duke jetuar në Francë, derisa ndeshja ishte parë në hapësira të jashtme nga tifozët e të dyja skuadrave.


Me të përfunduar ndeshja ku Franca siguroi finalen, kanë filluar trazirat me tifozët e dy Kombëtareve që janë përplasur mes vete.

0 Morroc v France clashJPG

Përleshja dhe trazirat e shkaktuara mes tifozëve kanë bërë që një i ri ta humb jetën në qytetin Montpellier.

Turma e tifozëve marokenë i kanë hequr një francezi flamurin kombëtar nga makina e tij, derisa ai vendosi të ikë duke shkelur turmën.

1 Screenshot 2022 12 14 at 221916

Nga vetura që ka goditur turmën, një maroken 14-vjeçar ka humbur jetën, derisa pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetet sociale dhe mediat franceze.

Policia kishte problem të madh t’i qetësonte dy grupet e tifozëve që hidhnin flakadanë e fishekzjarrë mes njëra tjetrës.

2 Fj IcL6WYAErhuj

Kujtojmë që tifozët marokenë kishin shkaktuar trazira edhe në Bruksel, pasi Kombëtarja e tyre kishte eliminuar belgët nga faza e grupeve në Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/bidima20/status/1603162391960850434?s=20&t=hDgtBPZgveqnU_sijV4zLA

telegrafi sport app