“Travel Lemming” e vendos Kosovën në top pesë vendet që duhet të vizitohen gjatë verës së vitit 2023
Uebfaqja “Travel Lemming”, një guidë në internet për udhëtime në mbarë botën, e ka listuar Kosovën si një ndër vendet që duhet të vizitohet në verën e vitit 2023.
Sipas uebfaqes, Kosova listohet në vendin e pestë si shteti që duhet të vizitohet nga të huajt nga muaji maj e deri në muajin shtator.
“Travel Lemming” e përshkruan Kosovën si vend të përballueshëm, magjepsës si dhe shtëpi të vendasve tepër miqësorë.
“Kosova është një nga destinacionet më unike në Evropë, dhe ndoshta më e përballueshme. Ndërsa nuk do të gjeni shumë turistë të tjerë në Kosovë, do të gjeni peizazhe mahnitëse malore, një kulturë të lulëzuar kafenesh, xhami dhe kisha historike, kuzhinë intriguese dhe më shumë flamuj amerikanë se në SHBA. Shpirtrat e guximshëm që guxojnë të zbulojnë Kosovën do ta shohin se është shumë më e sigurt se sa mendoni, megjithëse këshillohet ende kujdes përpara se të vizitoni rajonin verior. Përhapja e anglishtes është e lartë dhe vendasit janë të etur për të biseduar dhe për të ndihmuar, duke e bërë Kosovën vendin e përsosur për të gjetur disa miq të rinj duke e shtyrë veten jashtë zonës suaj të rehatisë”, shkruan “Travel Lemming”.
Kjo kompani propozon të vizitohet Parku i Arinjve në Prishtinë, Kalaja e Prizrenit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, kafenetë në Prishtinë e Çarshia e Madhe e Gjakovës.
Qytetet që propozohen të vizitohen janë Prishtina, Peja dhe Prizreni.
Në vendin e parë prej pesë vendeve që duhet të vizitohen gjatë kësaj periudhe janë sikurse Lafayette, Louisiana e cila renditet e para, në vendin e dytë është Bhutani, në të tretin pason Utila, Honduras dhe në vendin e katërt renditet Ile-Sainte-Marie, Madagascar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme