Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin qershor 2025.

Në bazë të dhënave, numri i fluturimeve të realizuara në muajin qershor ishte 1.227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat për transportin ajror, hekurudhor, telefoni fikse dhe mobile:

Numri i fluturimeve qershor 2024 – qershor 2025

Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Transporti Hekurudhor

Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia Fikse

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Telefonia Mobile

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose -5,56% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/