Në vitet e nëntëdhjeta, “Spice Girls” ishte një prej grupeve më të famshme në botë, nëse jo më i famshmi.
I përbërë nga pesë anëtare, Geri Halliwell, Victoria Beckham, Melanie B, Melanie C dhe Emma Bunton, bendi shiti më shumë se 100 milionë kopje albumesh dhe nga shumëkush konsiderohet grupi më i suksesshëm muzikor i femrave në histori.
“Spice Girls” gjithashtu patën ndikim në nivelin kulturor, duke promovuar fuqinë e vajzave pasi publikuan këngë të tilla si “Wannabe”, kënga më e shitur në botë nga një grup vajzash.
Pse ndodhi largimi i Geri Halliwell nga Spice Girls
Grupi vazhdoi suksesin e jashtëzakonshëm derisa njëra nga anëtaret vendosi të largohej në vitin 1998 dhe ishte pikërisht Geri Halliwell ajo që u largua.
“Me pikëllim dua të konfirmoj se jam larguar nga Spice Girls”, thuhej në një deklaratë në atë kohë.
“Kjo është për shkak të dallimeve mes nesh. Jam e sigurt se grupi do të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe ua uroj gjitha të mirat. P.S., do të kthehem”, theksonte tutje.
Në të vërtetë, ajo u kthye pas pauzës së grupit, pasi secila prej artisteve filloi karriera solo me nivele të ndryshme suksesi.
Çfarë është duke bërë tash Geri Halliwell
Në ditët e sotme, ajo quhet Geraldine Estelle Horner dhe nga viti 2015 është e martuar me drejtorin e ekipit të Red Bull, Christian Horner.
Ajo pati një karrierë solo në të cilën publikoi disa albume, duke shitur 45 milionë në mbarë botën. Marrëdhënia e saj me pjesën tjetër të “Spice Girls” u përmirësua me kalimin e kohës, kurse grupi u ribashkua në më shumë se një rast.
Ndryshimi fizik i anëtareve të grupi ka qenë dramatik ndër vite, ndërsa Geri, e cila fitoi pseudonimin ‘Ginger Spice’ për ngjyrën e saj të flokëve, ende qëndron në formë, por xhenxhefili i saj ka humbur shkëlqimin e tij.
Halliwell pëlqen ta ndajë jetën e saj të përditshme në mediat sociale dhe i pëlqen filmat, kuajt dhe natyrisht, automjetet.
Ajo është parë shpesh në garat e Formula 1 duke mbështetur ekipin e bashkëshortit të saj, ndërsa ndan edhe shumë nga rutinat personale stërvitore në Instagram. /Telegrafi/