LAJMI I FUNDIT:

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Portieri shqiptar Alen Sherri po jeton një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi u bashkua skuadrës italiane Cagliari nga Egnatia.

Me një rrugë të shpejtë dhe të frytshme, Sherri po shkruan një histori të re në karrierën e tij, duke u bërë një nga emrat më premtues të futbollit shqiptar.

Në një intervistë për Telegrafin, portieri shqiptar flet për kalimin te Cagliari, përballjet me portierët që kishte model, objektivat që ka me klubin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.


27-vjeçari ishte bashkuar me skuadrën e njohur italiane në moshën 26 vjeçare dhe as nuk e kishte menduar se në këtë moshë do të bënte një transferim në Serie A.

Cagliari pagoi 300 mijë euro te Egnatia për transferimin e Alen Sherrit.

“Të them të drejtën, nuk e kisha menduar kurrë që do të ndodhte kështu. Kur fillova të luaj futboll, synimi im ishte si i çdo futbollisti tjetër: të arrija të luaja në një kampionat të rëndësishëm. Por nuk e kisha parashikuar që kjo do të ndodhte kaq shpejt, direkt nga Shqipëria dhe në këtë moshë në Serie A”, thotë fillimisht Sherri për Telegrafin.

Pritja për portierin shqiptar në Sardenjë ka qenë e mrekullueshme, madje ai ka arritur të ambientohet menjëherë në tokën italiane.

“Më kanë pritur shumë mirë. Është një ambient shumë i ngrohtë, ku njerëzit jetojnë për këtë skuadër, dhe kjo ndihet nga ne si futbollistë. Gjithashtu, skuadra më ka afruar shumë shpejt, dhe kam krijuar shoqëri me të gjithë ekipin në një kohë të shkurtër.”

11 shtatorin e vitit 2024 Sherri nuk do ta harrojë kurrë, pasi në atë ditë portieri shqiptar debutoi në Serie A me fanellën e Cagliarit ku morën një barazim dramatik 3-3 kundër gjigantit italian AC Milan.

“Debutimi im në Serinë A ishte vërtet një ëndërr që kam pasur që kur isha fëmijë. Sidomos ndeshja kundër Milanit ishte diçka edhe më e veçantë për mua”, vazhdoi Sherri.

Sherri e vlerëson ndeshjen ndaj Cremonenses në Kupën e Italisë, por thotë se ndeshja ndaj Genoas ka qenë më e mira për të.

“Debutimi në kupë ishte ndër ndeshjet më të mira për mua, pasi kishte një impakt të madh tek unë, skuadra dhe tifozët. Mendoj që ndeshja kundër Genoas ka qenë një nga më të mirat që kam luajtur në kampionat”, vazhdoi tutje gardiani shqiptar.

Tutje Sherri tregon për Telegrafin edhe bisedat që kishte me Mike Maignan pas ndeshjes me Milanin në dhomën e dopingut, derisa për të luajtur kundër David De Geas ka qenë një ndjenjë shumë e mirë.

“Me Maignan kemi biseduar edhe pas ndeshjes, dhe kemi qëlluar së bashku. Ai nuk ishte në humor shumë të mirë për shkak të rezultatit, pasi ne barazuam. Sa për De Gea, ai ka qenë një nga portierët që më ka influencuar më shumë gjatë rritjes sime, kur ai luante për Manchester United. Ishte një ndjesi e veçantë të luaja kundër tij”, vazhdoi tutje numri 71 i Cagliarit.

27-vjeçari thotë se objektivi me klubin është të sigurojnë qëndrimin në Serie A, derisa për të është të jetë i gatshëm gjithmonë për ekipin.

“Objektivi kryesor i skuadrës është të qëndrojmë në Serinë A edhe për vitin e ardhshëm. Për mua, është e rëndësishme të jem i gatshëm për ekipin deri në fund dhe të jap gjithçka për ta ndihmuar”.

Shqipëria në muajin mars ka para vetës dy ndeshje të rëndësishme përballë Anglisë dhe Andorrës, derisa Sherri thotë se duhet dhënë maksimumin si gjithmonë për të marrë më të mirën në fushë.

“Janë dy ndeshje me karakteristika të ndryshme. Njëra është jashtë shtëpisë kundër një ekipi shumë të fortë, ndërsa tjetra është në shtëpi kundër një ekipi që duhet të mundim. E dimë që nuk ka më ndeshje të lehta, kështu që është shumë e rëndësishme të japim maksimumin, si gjithmonë.”

Kuqezinjtë kanë zhvilluar pesë ndeshje me Anglinë dhe gjithmonë kanë humbur, derisa në pyetjen se a është koha për të marrë një rezultat pozitiv, Sherri thotë se gjithçka është e mundur.

“Anglia është një nga gjigantët e futbollit dhe është një kundërshtar shumë i vështirë. Por unë besoj që gjithçka është e mundur”.

Krejt në fund portieri shqiptar tha se ëndrra është që të dërgojnë Kombëtaren në Kupën e Botës, derisa shpreson që kjo ëndërr të bëhet realitet.

“Besoj që kjo është një ëndërr për të gjithë shqiptarët, dhe ne kemi mundësitë për ta realizuar atë. Shpresoj me të vërtetë që të bëjmë një ëndërr tjetër realitet, përfundoi Sherri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori