Barcelona po shqyrton opsionet për afatin kalimtar të verës, ndërsa transferimi i mundshëm i përhershëm i Marcus Rashford nga Manchester United mbetet ende i pasigurt.

Sulmuesi anglez ka lënë përshtypje të mira gjatë huazimit këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 13 asistime në 38 paraqitje.


Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por klubi po shqyrton edhe sulmues të tjerë krahu nëpër Evrope përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Edhe pse Rashford ka pasur ndikim pozitiv në "Camp Nou", departamenti sportiv i klubit po vlerëson disa profile të ndryshme për t’u siguruar që çdo transferim të përputhet me planet taktike të trajnerit Hansi Flick dhe stafit teknik.

Rashford iu bashkua Barcelonës në formë huazimi për një sezon në vitin 2026 dhe paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime pozitive, por e ardhmja e tij në Kataluni do të varet përfundimisht nga strategjia e merkatos së verës e klubit.

Në rast që Barcelona vendos të mos e blejë përfundimisht Rashfordin, atëherë ylli anglez pritet t’i bashkohet PSG-së, të cilët shihen si opsioni më real.

Sa i përket Barcelonës ende nuk dihet se kë po e shqyrtojnë si opsion, si pasojë e gjendjes financiare./Telegrafi/

telegrafi sport app