Në draftin e ri të Ligjit për Shëndetësi është theksuar nevoja për themelimin e Institutit për sëmundje të zemrës. Mjeku kardiolog Daut Gorani tha për RTV Dukagjini se një gjë e tillë do të ngritë cilësinë e shërbimeve në QKUK.
Themelimi i Institutit për sëmundje të zemrës, i cili do të përfshinte tri klinikat e këtij profili, Kardiologjinë Konservative, Kardiologjinë Invazive dhe Kardiokirurgjisë, parashihte te ndodhë me ligjin e ri për Shëndetësinë.
Mjeku kardiolog Daut Gorani tha për televizionin Dukagjini se ekzistojnë të gjitha resurset për të krijuar një Instituti të tillë.
“Do të ishte ideale po të ishte në një ndërtesë por edhe kështu në QKUK ka mjaftë hapësira janë disa edhe në ndërtim e sipër prandaj edhe akomodimi do të mund të bëhet ose në këto hapësira ose në hapësirat e reja që janë duke u ndërtuar, në këtë Institut në këtë njësi do të mund të akomodoheshin tri klinika”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Daut Gorani, përcjell Telegrafi.
Gorani tha se brenda Institutit të sëmundjeve të zemrës parashihen departamentet apo repartet sipas marrëveshjes mes klinikave në mënyrë që të jetë adresa e vetme për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Gorani tha se ky Institut duhet të plotësojë kushtet për punë.
“Furnizimi me material shpenzues do të duhej të ishte i vazhdueshëm sepse një Institut i tille do të kërkoj mbështetje nga shteti por edhe do të kursente miliona euro ashtu si kemi bërë deri më tani në vitet e fundit sidomos Kardiologjia Invasive ka arritur të kursej miliona euro”, shtoi më tej Gorani.
Gorani thotë se riformatizimi i organogramit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës duhet ta ketë fokusin në Institutin e Sëmundjeve të Zemrës , pasi që ndarja e klinikave të zemrës sipas tij ka larguar mes vete edhe specialistët dhe koordinimi i punës ka qenë më i vështirë.
Gorani thotë se Instituti do të mundësoj konsultime më të afërta ndërmjet kardiologëve konvencional, atyre invaziv dhe kardiokirurgëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës