Trajtimi bashkëkohor i venave të zgjeruara me Laser 1470 nm, Radiofrekuencë bipolare, Variclose, Asval

Çka është sëmundja e venave të zgjeruara dhe si ta njohim?
Dr. Valbon Gashi. mr.sci
Kirurg vaskular dhe endovaskular
+ 377 44116718
valbongashi@yahoo.com
www. venomed.eu
Venat e zgjeruara varikoze paraqesin një ndër problemet më të përhapura shëndetësore të kohërave tona. Më së shumti paraqiten si pasojë e predispozicionit gjenetik, por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës.
Më shumë se 1/3 e popullatës botërore vuan nga venat e zgjeruara varikoze, prej tyre, 2/3 janë femra
Kursi i sëmundjes së venave të zgjeruara varikoze është i tillë që është gjithmonë në progres e sipër dhe mund ta ndajmë në dy faza: faza e parë (I), faza pa dhimbje, në të cilën nëpër lëkurë mund të vërejmë dhe të prekim nyjet (noduset), zgjerimet venoze.
Në këtë fazë nuk ka dhimbje të theksuara ose ënjtje dhe mu këtu duhet të fillohet me mjekim. Në të kundërtën, sëmundja përparon dhe hyn në fazën e dytë (II), faza e komplikimeve, në të cilën lajmërohen dhimbjet dhe të ënjturit e këmbëve (këmbë të lodhura), inflamacione të shpeshta dhe trombozë e venave e përcjellur me rrezikun e shkëputjes së trombit në qarkullimin venoz, pastaj komplikimet në formë të hapjes së plagëve në lëkurë, hiperpigmentimit të lëkurës (ndryshimi i ngjyrës së lëkurës).
Sot, ekzistojnë shumë metoda të mjekimit të venave të zgjeruara varikoze. Në treg gjenden një numër i madh i preparateve (kremra dhe preparate të ndryshme), të cilat nuk japin kurrfarë rezultatesh, derisa nga ana tjetër, tek pacientët është e pranishme frika nga mënyra e deritashme e shërimit – intervenimit kirurgjik që bëhet me anestezion të përgjithshëm ose spinal.
Ndërhyrjet bashkëkohore si Laseri 1470, Radio-Frekuenca, Varicloes, Clariveini, Foam skleroterapia e udhëhequr me Dopler, ASVAL, kanë përparësi të madhe dhe opsioni më i mirë terapeutik në mjekimin e venave të zgjeruara varikoze. Këto metoda, sot aplikohen në gjithë botën.
Përparësitë e intervenimit me metodat bashkëkohore
Në trajtimin dhe mjekimin e venave të zgjeruara varikoze, intervenimi me këto metoda paraqet një revolucion që në masë të madhe zëvendëson metodat e deritashme klasike të operacionit kirurgjikal.
Në krahasim me metodën standarde kirurgjikale – operacioni i shkolitjes (stripping) së venës së madhe (Vena Safena Magna) – ndërhyrja me metodat moderne ka shumë përparësi.
Operacioni klasik i shkolitjes (stripping) dhe flebektomisë, kryhet me anestezion të përgjithshëm dhe bazohet në heqjen fizike ose shkolitjen e venës së zgjeruar varikoze, me ç’rast krijohet një hematomë e madhe nënlëkurore që dhemb shumë, reabsorimi i të cilit përcillet me ënjtje, zgjat më shumë se një muaj. Pas ndërhyrjes, në vendin e prerjes kirurgjikale, mbesin vragat e përhershme.
Për dallim nga ndërhyrja standarde, metodat e sofistikuara sigurojnë një procedurë mjekuese pothuajse pa dhimbje, shumë precize, pacientët e lëshojnë klinikën menjëherë dhe mund t’u kthehen aktiviteteve të përditshme poashtu menjëherë.
Nuk ka prerje kirurgjikale, ripërsëritjet janë të rralla, nuk vërehen vragat postoperative e as dhimbje, ndërsa periudha e rehabilitimit nuk zgjat më shumë se 10-24orë.
Si duket intervenimi në vena me energji termike (me temperaturë) – Laseri 1470 dhe Radiofrekuencë (rf) – bipolare
Përmes gjilpërës, në venë vendoset një sondë e hollë e cila bartet deri te vena e zgjeruar.
Funksioni i sondës, kateterit me Laser 1470 dhe Radiofrekuencë (RF) është prodhimi i një sasie të madhe të energjisë termike e cila menjëherë bënë tharjen e pjesës së sëmurë të venës dhe e kthen atë në një shirit të hollë fibrotik të cilin do ta reabsorbojë organizmi.
Pas intervenimit, varicet e dukshme dhe venat e zgjeruara, menjëherë zhduken.
Laseri 1470 nm dhe Radiofrekuenca (RF) mundësojnë ngjitjen e dy mureve venoze, trombozimin dhe sklerotizimin e tyre, ndërpret zhvillimin e sëmundjes dhe pengon rrezikun nga komplikimet e mundshme.
Venat tjera të shëndosha, të cilat ishin të stërngarkuara, tanimë shkarkohen. Kapaciteti i tyre në raport me qarkullimin e gjakut në këmbë, në moment, është shumëfish më i madh dhe në gjendje për të përmbushur të gjitha nevojat e organizmit.
Derisa Radio-Frekuenca i ka disa kufizime apo limite në intervenimin e venave të zgjeruara, me Laserin 1470 modern, nuk ka kufizime në ndërhyrjen e venave të zgjeruara si rastet edhe shumë të renda kur zgjerimi i venave është më i madh se 20 mm.
Variclose – Është një procedurë e re e zbuluar para tri viteve. Është një ndër metodat më të sofistikuara në trajtimin e venave varikoze (të zgjeruara). Përndryshe, në zhargonin amerikan quhet edhe Treatment During Lunch Time (trajtimi gjatë pushimit të drekës).
Kualiteti i jetës është në nivelin më të lartë. Trajtimi zgjat më së shumti 20-30 min dhe mbas saj nuk ke nevoje për çorape komprimuese (që është shumë e bezdisshme) dhe vazhdon aktivitetet po të njëjtën ditë. Estetika e këmbës dukshëm përmirësohet.
Metoda e trajtimit – Me një gjilpëre futemi në venën e zgjeruar dhe të dëmtuar. Mbas saj futet një tel i hollë dhe përmes telit futet kateteri deri në 3 cm nga vena e thellë. Kateteri lidhet me një pistoletë në të cilën gjendet superngjitësi (super glue). Me pistoletë e bëjmë aplikimin e ngjitësit në venën e zgjeruar me tërheqje shumë të ngadalshme.
Mbas 5 minutave, e gjithë vena tkurret dhe mbyllet në tërësi. Kështu përfundon procedura dhe pacienti ngritët në këmbë dhe kontrollin e parë e bënë mbas dhjetë ditëve.
Nëse krahasohet me metodat Laser dhe Radio frekuenca, te kjo metodë nuk ka nevojë për anestezion lokal përgjatë tërë venës që duhet trajtuar. Procedura është e shpejtë, fare pak e dhimbshme dhe rezultatet janë të menjëhershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës