Në kuadër të projektit ''Lider'', që organizohet nga platforma ''Maqedonia 2025'', do të mbahen trajnime edukuese afariste për profesionistë dhe ndërmarrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Njohuritë teorike, këshilla dhe fshehtësitë për udhëheqjen e një biznesi të suksesshëm do t'i japin trajnues nga shkolla e biznesit ''Richard Ivey'' nga Kanada. Trajnimet do të mbahen nga 9 deri 20 maj.


Projekti i ndihmon Maqedonisë për t'u lidhur me më së paku pesë vende të rajonit, ndërkaq ''Maqedonia 2025'' është organizatë joqeveritare, e pavarur, jopartiake, me mbështetje nga e tërë bota, që lidh nisma, zhvillon partneritet global dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë./Telegrafi/