Trajnim për sigurinë kibernetike do të mbahet në Shkup
Hulumtues të krimit kibernetik, specialistë për fronezikën digjitale, inspektorë financiarë, prokurorë, Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale si dhe përfaqësues nga sektori privat - ISP, nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, do të marrin pjesë në trajnimin për koordinim dhe partneritet për luftë kundër krimit kibernetik, që do të mbahet në Shkup.
Aktiviteti organizohet nga ana e Zyrës për për program kundër krimit kibernetik i Këshillit të Evropës, përmes projektit të përbashkët të BE-së dhe KE-së, prej 25 deri 28 shtator, njofton Telegrafi Maqedoni.
Trajnimin do ta koordinojnë ekip multinacional i ekspertëve nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Trajnimi ka për qëllim të hetojë dhe të vendosë lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hetuese të krimit kibernetik, personave përgjegjës për sigurinë kibernetike dhe sektorit privat./Telegrafi/









































