Senol Gunes ka folur pas fitores së Turqisë në udhëtim te Shqipëria në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore për Euro 2020.  

Turqia ka fituar në Loro Boriçi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H.


Kjo fitore sipas trajnerit të kombëtares turke erdhi pasi ekipi i tij e deshi më shumë fitoren se Shqipëria dhe në fund e mori atë duke kontrolluar ndeshjen.

"Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne", ka thënë fillimisht Gunes pas ndeshjes.

"Ne e deshëm më shumë fitoren se kundërshtari dhe e morëm atë në fund edhe përkundër një ndeshje të egër".

D2SuCppWsAAtDpt 1

"Shqipëria ka lojtarë të mirë, por nuk ishin të qetë, ata ishin të tendosur, të stresuar. Megjithatë, ata do të jenë kundërshtar i vështirë për kombëtaret tjera".

"Siç e ceka më lartë, ne kontrolluam lojën dhe pa humbur pozicion fituam ndeshjen", përfundoi trajneri turk. /Telegrafi/

telegrafi sport app