Trajneri i Sportingut e thërret Messin: Xhuxhi, xhuxhi (Foto/Video)

Trajneri i Sportingut të Lisbonës, Jorge Jesus, në përfundim të ndeshjes ndaj Barcelonës donte të afrohej dhe të fliste me Lionel Messin.
Kur e pa se argjentinasi nuk e vuri re, portugezi vendosi ta thërriste “baixinho”, që do të thotë xhuxh.
Madje Jorge Jesus iu drejtua dy herë me këtë term Messit para kamerave.
Argjentinasi më vonë e pa trajnerin karizmatik dhe i dhuroi një përqafim.
Messi edhe në këtë ndeshje ishte rezervistë, duke u futur në lojë vetëm në pjesën e dytë.
Barcelona arriti ta fitojë këtë ndeshje me rezultat 2-0 me golat e Paco Alcacer dhe autogolin e Mathieu.
Me këtë katalunasit e siguruar pozitën e parë në grup dhe shortin do ta presin me qetësi.
Së bashku me Barcelonën në këtë grup tutje kaloi edhe Juventusi, ndërsa Sporting Lisbona do ta luajnë në Ligën e Evropës./Telegrafi/











































