Arijanet Muric është duke kaluar nëpër një moment të shkëlqyer këtë edicion në Superligën e Turqisë.

Portieri kosovar është lojtari kryesor i Adanas këtë edicion, teksa shpesh herë e ka parë vetën në mesin e 11 më të mirëve të javës në elitën e futbollit turk.


Paraqitjet jashtëzakonisht të mira dhe spektakolare kanë bërë që Aro të zgjojë interesimin e gjigantit turk Galatasaray.

GetPaidStock.com 61e55f05bf864

Trajneri i ri i Galatasaray, Domenec Torrent e pëlqen shumë Aron dhe synon që ta transferojë atë në Stamboll për edicionin e ardhshëm.

59-vjeçari spanjoll e njeh mjaftë mirë reprezentuesin kosovar, pasi ka qenë ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City dhe i ka parë nga afër aftësitë e gardianit shtatlartë.

Gazeta turke Vatan ka raportuar se Torrent ka biseduar me Cityn për t'i marrë shërbimet e Aro Muric, i cili tanimë e njeh mjaftë mirë futbollin turk.

GetPaidStock.com 61e55de039b89 e1642422257518

Vet Aros i ka pëlqyer mundësia për të luajtur me Galatan dhe huazimi i tij në gjigantin turk duket thuajse punë e kryer.

22 herë kampioni i Turqisë e shohin portierin kosovar si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Fernando Muslera që tanimë këtë vit mbush 36 vite.

Aro këtë edicion ka mbrojtur në 16 sfida për Adanan duke pranuar 16 gola, por në pesë takime ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

telegrafi sport app