Një gjest i shëmtuar ka ndodhur në La Liga këtë fundjavë, në ndeshjen mes Espanyolit dhe Mallorcas.

Ka qenë trajneri i fituesit të Mallorcas, Dani Pastor që ka bërë një gjest racist ndaj futbollistit japonez të tyre Takefusa Kubo.


Ishte minuta e 65-të e ndeshjes kur Salva Sevilla u lëndua dhe kërkoi zëvendësim.

Përderisa futbollistët e Mallorcas ishin në nxehje, trajneri Pastor bëri me duar tek sytë e tij për ta ftuar Kubon.

2020020919255447200

Klubi i Mallorcas ende nuk ka reaguar për këtë gjest të trajnerit të tyre, mirëpo videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Trajneri Pastor është kritikuar ashpër nga tifozët për gjestin e tij racist, madje shumica nga tifozët kanë kërkuar nga trajneri që të dalë dhe të kërkoj falje publikisht.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse ai ose klubi i Mallorcas do të dalin me një kërkim falje publike ndaj talentit Kubo i cili është i huazuar te Mallorca nga Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app