Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, pas humbjes në luftën për titull, mbajti një nga konferencat më të trishta për shtyp të parë ndonjëherë në futbollin gjerman.
Ai ishte dukshëm në humor të keq dhe në çdo përgjigje që jepte ai ishte në prag të lotëve.
🇩🇪 𝐑𝐄𝐒𝐏𝐄𝐈𝐓𝐎 𝐃𝐎𝐒 𝐅𝐀̃𝐒! 🐝
Mesmo com a perda do título da Bundesliga, Edin #Terzić foi saudado pela torcida do Borussia Dortmund e ficou muito emocionado.
Echte Liebe! 🖤💛pic.twitter.com/NqXX9NCdi9
— Fussball Brasil (@FussballBR) May 27, 2023
“Urime FC Bayern. Është titulli më i sinqertë që mund të fitosh. E meritoni – pavarësisht se si ka ardhur”, ka thënë fillimisht Edin Terzic në fillim të konferencës për shtyp.
“Kjo është me të vërtetë një ëndërr! Gjithçka duket shumë bosh. E di që nesër është një ditë e re, por… Ishim vetëm një gol larg titullit. Në javët e fundit, kemi qenë në një rrugë shumë të mirë, na ka munguar shumë pak, por gjithsesi shumë”, ka thënë ndër të tjera Terzic.
Kujtojmë se Bayern u bë kampion i Gjermanisë për herë të 11-të radhazi, dhe për herë të 32-të në historinë e klubit.
Përfundimi ishte dramatik në xhiron e fundit të Bundesligës, në të cilën bavarezët fituan 2-1 ndaj Koln, ndërsa Borussia Dortmund luajti baras 2-2 ndaj Mainz. /Telegrafi/