Trajneri i Austrisë flet pas fitores ndaj Shqipërisë

Përzgjedhësi i Austrisë, Marcel Koller, është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë.
Marcelo Koller e ka pranuar se paraqitja e Austrisë ndaj Shqipërisë në pjesën e dytë të ndeshjes nuk ishte e mirë.
Megjithatë, trajneri zviceran shpreson që kjo ndeshje të shërbejë si mësim për ta. Në mbrojtje nuk patëm asnjë problem gjatë pjesës së parë”, tha ai pas ndeshjes, transmeton Albeu.
“Në pjesë e parë ishim mirë, ndërsa në të dytën i lamë më shumë hapësirë shqiptarëve që të dilnin në lojën e tyre duke ndenjur shumë pasivë.”
“Pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë për ne sesa ajo e para. Gjithsesi, ka edhe ndeshje jo të mira, por më mirë tani se në Evropian. Le të na shërbejë kjo ndeshje si mësim për ne”, deklaroi Koller.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































