“Heqja e yndyrës lokale” është një koncept që shpesh keqkuptohet dhe shpesh promovohet në mënyrë të gabuar në botën e fitnesit dhe bodybuildingut.
Një nga mitet më të përhapura është ideja se duke bërë një numër të madh ushtrimesh të fokusuara në një zonë specifike të trupit, si për shembull ushtrimet për barkun, mund të hiqet yndyra e akumuluar në atë zonë. Një frazë tipike që dëgjohet shpesh është: “Nëse ju bëni 1000 përsëritje në ditë ushtrime të barkut, ju do të keni barkun si modelet e revistave”.
Në realitet, kjo nuk është e vërtetë. Trupi nuk zgjedh nga ku të humbasë yndyrën në bazë të ushtrimeve që kryeni për një zonë të caktuar. Procesi i humbjes së yndyrës është më kompleks dhe varet nga një sërë faktorësh, përfshirë dietën, gjenetikën dhe aktivitetin fizik të përgjithshëm.
Kur kryeni ushtrime, trupi përdor yndyrën e akumuluar si burim energjie, por nuk e bën këtë në mënyrë të fokusuar në një zonë të caktuar. Për shembull, kryerja e ushtrimeve për barkun mund të forcojë dhe të zhvillojë muskujt e barkut, por nuk do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në heqjen e yndyrës nga ajo zonë. Muskujt e barkut mund të bëhen më të fuqishëm dhe më të formuar, por ato do të mbulohen nga yndyra nëse kjo yndyrë nuk digjet përmes një deficiti kalorik që arrihet me anë të një diete të shëndetshme dhe një programi të balancuar të stërvitjes.
Në fund, muskujt e barkut “formësohen në kuzhinë dhe jo në fitnes”. Kjo shprehje thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme dhe balancës kalorike në arritjen e një trupi të tonifikuar dhe në heqjen e yndyrës së tepërt. Pra, në vend që të fokusoheni vetëm në ushtrimet e barkut për të arritur barkun e dëshiruar, është më e rëndësishme të ndërmerrni një qasje të gjithanshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rrobat-780x439.png)
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?
![Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/671a29437e9e9d521c5-780x439.jpg)
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi
![Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e30b0feb9926a4d0-780x439.jpeg)
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
![Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2112701_catoh0303_0_0-ae794d05eab741938a1d37.jpg)
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni
![Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtatori dashuri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Scree-copy-780x439.jpg)
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtatori dashuri
![Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/capricorn-7617684_1280.jpg)
Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re