LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiq po e humb autoritetin te serbët e Kosovës, ndarja – zgjidhja më e keqe

Trajkoviq: Vuçiq po e humb autoritetin te serbët e Kosovës, ndarja – zgjidhja më e keqe

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq mendon se presidenti Vuçiq ka humbur autoritetin tek serbët në Kosovë dhe se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe.

Trajkoviq në një intervistë për ‘FoNet’, ka vlerësuar se, gjatë arrestimit të fundit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë dhe dëbimit të tij nga Kosova, është përdorur forcë e tepruar, por se “populli nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur”.

“Serbët janë të frikësuar, panë se dikush po rrihej, se hynë në sallë, dhe si tërhiqet përfaqësuesi i shtetit serb në rrugët e Prishtinës, sikur e linçonin”, shpjegoi Trajkoviq, duke theksuar se qëllimi ishte “të antagonizohen më tej serbët dhe shqiptarët në Kosovë dhe të inkurajohet urrejtja ndaj Serbisë”, përcjell Telegrafi.


Ajo mendon se “kohët e fundit shumë gjëra për Kosovën po negociohen prapa skenave dhe se është e pabesueshme se edhe rasti në Mitrovicë të mos jetë ashtu”.

E pyetur se kush po bën marrëveshje të tilla, Trajkoviq tha “presidenti Vuçiq dhe zoti Hashim Thaçi”, për dallim që sipas saj “ndërhyrjen e fundit e kanë organizuar Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”.

“Strukturat policore që kryen këtë aksion janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të Presidentit të Kosovës”, pohon Trajkoviq, por shton se Ramush Haradinaj ishte kundër tij.

“Beogradit i konvenon, sepse i është dhënë premtimi (Angela) Merkelit se së shpejti do të dalë me një marrëveshje të ligjshme, të cilën opinioni publik në Serbi nuk e pranon”, shpjegoi Trajkoviq.

“Në anën tjetër, Thaçit i konvenon, sepse Gjykata Speciale fillon të funksionojë”, kujtoi Trajkoviq dhe ka vlerësuar se “ai duke krijuar situata të jashtëzakonshme, pengon rrjedhjen e ligjshmërisë”.

Trajkoviq mendon se deputetët Listës Serbe nuk do të dalin nga Qeveria e Kosovës për shkak se “Haradinaj, nga dëshira që të mbijetojë në pushtet, tashmë është duke negociuar me serbët e tjerë, që do t’i merrnin vendet e tyre, e ata nuk do të largohen”.

Kur u pyet për aksionin policor në Mitrovicë, Trajkoviq  ajo tha se për këtë mendon pragmatikisht.

“Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua, integrimi u pranua, delegatët dhe deputetët serbë u zgjodhën sipas ligjeve të Kosovës, ata duhet ta respektojnë Kushtetutën”, tha Trajkoviq dhe deklaroi se nuk mund të veprojnë përtej asaj që është nënshkruar.

Ajo ‘ka frikë’ se veprimi i ardhshëm i Prishtinës mund të jetë marrja e Gazivodës dhe rikujton se “për çështjen e energjetikës nuk është arritur marrëveshje në Bruksel, por nëse shihet institucionalisht, ai është territor i Kosovës”.

Trajkoviq tërheq vërejtjen se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe, që do të thoshte destabilizim i rajonit dhe sigurisht edhe Serbisë.

Paralajmërimin e udhëheqësve të serbëve të Kosovës, që nga 20 prilli, do të nisin themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pa Prishtinën, Trajkoviq e krahason këtë me rastin “Krainën Serbe” në Kroaci, e që do të përfundonte si atje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori