LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Nga Gjermania ka ardhur ekspertiza për rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Trajkoviq: Nga Gjermania ka ardhur ekspertiza për rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova (SPSK), Rada Trajkoviq, ka deklaruar se dhjetë ditë më parë ka mësuar se “nga Gjermania ka arritur ekspertiza për vërtetimin e rrethanave dhe ndriçimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”.

Trajkoviq, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas”, se ajo , nga qarqet ndërkombëtare ka ardhur deri te informacionet që kanë të bëjë me sqarimin e rrethanave të vrasjes së politikanit kosovar Oliver Ivanoviqit.

Lidhur me lajmin, i cili u shfaq në opinionin serb me shtatë ditë me vonesë, se gruaja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq, deputete Partisë Progresive Serbe (SNS), lëshoi seancën e Parlamentit serb, në të cilën foli Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për shkak të pranisë së Milan Radoiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, Trajkoviq tha se ishte e shokuar, por thotë se e kishte ditur se kjo do të ndodhte, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, gruaja e Ivanoviqit, Milena Popoviq të martën ka thënë se ka disa arsye që ajo nuk dëshiron të komentojë dhe shpjegojë këtë, dhe për shkak të të cilave ajo nuk dëshiron të ulet në të njëjtin ambient me Radoiçiqin.

“Hetimi i vrasjes së burrit tim është një proces shumë i komplikuar. E di se organet tona hetimore po punojnë në zgjidhjen e rastit dhe unë absolutisht besoj se autorët, organizatorët dhe autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviqit do të zbulohen një ditë”, tha Popoviq.

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq u vra me disa të shtëna nga arma e zjarrit më 16 janar 2018 në pjesën veriore të Mitrovicës, para selisë së partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori