LAJMI I FUNDIT:

Trafikimi, me 3500 euro arabët nisen me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

Trafikimi, me 3500 euro arabët nisen me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

Në dokumentarin “Trafiku i Arabëve”, djemtë e infiltruar nga Top Story, gjatë bisedës me trafikantin e pyesin për garancinë e parave, sepse ata nuk kanë besim.

Abu Ahmeti u thotë që të nxjerrin telefonin dhe të bëjnë një video dhe tua çojnë familjeve të tyre si garanci për të nisur paratë.

Trafikanti: Përshëndetje! Emri im është Sulltan Ahmeti…. Te gjithë me njohin me emrin Abu Sulltan. Unë do të marr nga z.Amer 7000 euro për dy të rinj, që janë shokët dhe patriotët e tij. Me këtë shumë unë zotohem se do të dërgoj nga Shqipëria në një qytet të Italisë që quhet Bari. Amer do ti marre këto para nga të dy djemt dhe do të mi dorëzojë mua


Trafikanti 2: Unë do të marrë nga Ahmeti dhe Salemi shumën prej 7000 euro, kundrejt dërgimit të tyre nga Shqipëria në Itali.

Kjo video është xhiruar me telefonin dhe supozohej të ishte garancia e parave për ata që nisen drejtë Italisë.

Emigranti: Këta nuk është se duhet të jenë shtetas të varfër. Sepse ata duhet të paguajnë goxha. Nuk kemi të bëjmë më rastin e Sirianëve që ikin nga lufta. Këtu është e mirëfilltë e organizuar”

Në fund ngelet për tu diskutuar një detaj tjetër. Në çfarë mënyre do ti sjellin paratë familjet e këtyre djemve nga Egjipti në Shqipëri. Sepse shuma kaq të mëdha duhet të deklarohen. Në këtë moment ndërhyn një shtetas arab nga Siria. Ai thotë se ka një restorant në Tiranë dhe përmes llogarisë së restorantit si pagesë faturash ose qiraje, ai transferon paratë që paguajnë emigrantët.

Emigranti: Unë kam një restorant. Dhe kur vijnë para nga jashtë me transfertë unë i deklaroj si para për të paguar faturat e dritave, ujit dhe qira. Agjencia e transferimit të parave justifikohem me faturat e biznesit tim. Ata më kërkojnë dokumentet dhe unë u jap lejen e qëndrimit sepse e kam të rregullt. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori