Trabzonspor është shpallur kampion në Superligën e Turqisë pas 38 vjetësh pritje.
Vendasve të Trabzonsporit i ka mjaftuar vetëm një barazim 2-2 ndaj Antalyasporit për t’u shpallur kampion i Superligës së Turqisë.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, Trabzonspori ka 77 pikë në vendin e parë, ndjekur nga Fenerbahçe me 68 pikë.
🏆 2021-2022 Season Süper Lig Champion TRABZONSPOR! ❤️💙 pic.twitter.com/knFOYDMiYR
— Trabzonspor English (@TrabzonsporEN) April 30, 2022
Falë ndeshjeve direkte më të mira, Trabzonspori e ka siguruar edhe matematikisht titullin e shtatë në histori.
Trabzonspori e kishte fituar gjashtë herë brenda 10 vjetëve titullin e Superligës, por një i tillë i mungonte që nga sezoni 1983/84.
🎶🎵🎶 BORDOYA MAVİ DİYENLER UĞRUNA
İNADIYLA ŞAMPİYON TRABZON! 🎶🎵🎶 pic.twitter.com/2JZUeQHQrZ— Trabzonspor (@Trabzonspor) April 30, 2022
Tifozët e Trabzonsporit pretendojnë edhe për një titull të fituar në sezonin 2010/11, ku Fenerbahçe falë gol-diferencës më të mirë arriti të shpallej kampion, mirëpo më vonë u dënua nga UEFA për kurdisje. Në vitin 2021, megjithatë, prokurorët turk ia konfirmuan titullin Fenerit.
Trabzonspori është klubi i katërt me më së shumti tituj të ligës në Turqi, pas Galatasarayt (22), Fenerbahçes (19) e Beshiktashit (16).
🌊 Trabzonspor taraftarları, karşılaşmanın son düdüğüyle birlikte yeşil zemini dolduruyor! #SporTotoSüperLig pic.twitter.com/R2dei1ehgh
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 30, 2022
Në lidhje me fitoren e titullit, Trabzonsporin e ka uruar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Dua ta uroj klubin e Trabzonsporit, fansat, qytetin e Trabzonit dhe të gjithë stafin e klubit për shpalljen kampion”, ka shkruar Erdogan.
Festa në stadium dhe në qytet ishte e madhe pas titullit të fituar. /Telegrafi/
Ülkemizin dört bir yanında şampiyonluğumuz kutlanıyor! https://t.co/F9u6kIeJfy
— Trabzonspor (@Trabzonspor) April 30, 2022