Site icon Telegrafi

Toyota Yaris GR-4 është parë në tërësi, gjatë realizimit të një sesioni fotografik

Shumë kohë para prezantimit zyrtar, u shfaq në tërësi dukja e këtij modeli

Pas GR Supra, modeli Yaris GR-4 është një tjetër makinë sportive, që lansohet nga Gazoo Racing, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, Yaris i ri ishte planifikuar të prezantohej në Australi gjatë muajit të kaluar, por është anuluar shkaku i zjarreve masive.

Meqenëse nuk po shfaqej dhe kishte kërkesë të madhe për të, Toyota bëri të ditur se do ta prezantojë në fillim të viti që vjen në Tokyo Auto Salon. Derisa, shpërndau edhe imazhet që e shfaqë atë të mbuluar me shtresa kamuflazhi.

Gjatë realizimit të një sesioni fotografik, Yaris GR-4 është parë në tërësi, madje i është fotografuar edhe pjesa e brendshme.

Në krahasim me modelin aktual, Yaris GR-4 ka dukje shumë më agresive, me mbrojtëse të reja, grill më të gjerë dhe kapëse më të mëdha për frena.

Sistemi me dy gypa për nxjerrjen e gazrave dhe përfundimi i tavanit, janë gjithashtu ndryshe nga modeli i fundit. Rrotat janë më të mëdha, që duket se kanë nga 18 apo 19 inç.

Brendia duket se është shumë sportive, ku duket se ka hapësirë për vendosjen e teknologjisë së re.

Motori me 1.8 litra që prodhon 209 kuaj fuqi, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 6.4 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version