LAJMI I FUNDIT:

Toyota Supra 2019 teston shpejtësinë në pistën e garave dhe rrugë të hapur (Video)

Toyota Supra 2019 teston shpejtësinë në pistën e garave dhe rrugë të hapur (Video)

Kjo pritet të jetë faza përfundimtare e testimit

Tashmë dihet se çfarë pamje do të ketë Supra e re, por edhe shpejtësia me të cilën mund të lëvizë, transmeton Telegrafi. Kupeja e re sportive nga Toyota, është kapur duke u testuar në Nurburgring, si dhe në disa rrugë të hapura të Gjermanisë. Ende nuk dihet se me çfarë fuqie është e pajisur, po dihet se ka trashëguar motorin e BMW-së, si pjesë e bashkëpunimit mes dy kompanive.

Bazuar në lëvizjen e shkathët dhe zhurmën e lartë, besohet se nën kapak e ka motorin me 450 kuajfuqi. Shtresa për kamuflazh, nuk ia ka fshehur linjat e mahnitshme, si dhe hapësira e mëdha për hyrjen e ajrit. Sipas disa burimeve të afërta me Toyota, kjo kupe makinë e ka gjysmën e paraardhëses, duke i mundësuar lëvizje edhe më të shpejtë.


Me të gjitha këto ndryshime, pritet që të jetë një rival i fortë për Porsche 911. Sipas të gjitha gjasave, këtë makinë mund ta shohim nga afër në Detroit Auto Show që zhvillohet në fillim të vitit që vjen. /Telegrafi/