LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami ua bën të qartë skuadrave të interesuara për Kane, duhet të thyhet rekordi për ta liruar kapitenin

Tottenhami ua bën të qartë skuadrave të interesuara për Kane, duhet të thyhet rekordi për ta liruar kapitenin
Tottenham. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Harry Kane ka paralajmëruar largimin nga Tottenham Hotspur, por një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë.

Kapiteni i skuadrës londineze kërkon të largohet në drejtim të një ekipi ku do të mund të fitonte trofe, pasi një gjë të tillë Tottenhami nuk po ia mundëson.

26-vjeçari kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Manchester United, Manchester City, Juventus e Real Madrid.


Tottenham nga ana tjetër nëse do të largojë yllin e tyre, janë të vendosur që të fitojnë shumë nga shitja e kapitenit.

MANCHESTER, ENGLAND – DECEMBER 04: Spurs Harry Kane. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se Spurs u ka bërë të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Kane.

‘Gjelat’ do ta lirojnë kapitenin vetëm nëse paguhen 200 milionë funte, apo 227 milionë euro.

Në rast se një skuadër do të paguante këtë shumë për anglezin, atëherë Kane do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Reprezentuesi anglez ka një kontratë valide me Spurs deri në verën e vitit 2024.

Kujtojmë që aktualisht rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në histori e mban braziliani Neymar kur iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori