LAJMI I FUNDIT:

Tottenham ia shkakton humbjen e parë Cityt në Ligën Premier (Video)

Tottenham ia shkakton humbjen e parë Cityt në Ligën Premier (Video)

Tottenham Hotspur ka fituar derbin e javës së shtatë ndaj Manchester Cityt.

Tottenham Hotspur ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-0 në derbin e javës së shtatë të Ligës Premier, duke ia shkaktuar kështu humbjen e parë pas gjashtë fitoreve radhazi.

tottenham


Djelmoshat e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino, ishin më kërkues dhe e deshën më shumë fitoren dhe atë e morën në fund.

Luhej minuta e nëntë, kur ‘Spurs’ kaluan në epërsi me anë të autogolit të shënuar nga mbrojtësi serb, Aleksandar Kolarov.

koloo

Tottenham rrezikuan edhe në minutën e 21-të me anë të Christian Eriksen, por kësaj radhe goditja e tij nga gjuajta e lirë nuk e gjeti cakun.

Të besuarit e Pochettinos gjetën edhe golin e dytë në këtë takim, kur në minutën e 37-të, mesfushori anglez, Dele Alli shënoi gol nga afërsia pas një asistimi të bukur nga Heung-Min Son, duke bërë skuadrën të shkojnë në pushim me dy gola epërsi.

allii

Në pjesën e dytë, Guradiola u mundua të ndryshoj diçka nga loja e tij, por zëvendësimet e tij nuk dolën të suksesshme.

Në minutën e 51-të, Aguero pati një rast të mirë, megjithatë nuk ia doli të gjej rrugën e rrjetës.

Ndërsa, rasti i vetëm i mirë në këtë pjesë që i vlen të përmendet është penalltia e humbur nga sulmuesi argjentinas, Eric Lamela.

bravo

Ishte minuta e 65-të e takimit kur ish-portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ia priti penalltinë.

Deri në fund të ndeshjes kishte edhe disa gjysmë-raste për të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara.

goliii

Pas kësaj ndeshje, City prapë mbetet lider me 18 pikë, teksa në javën tjetër e pret Evertonin, ndërsa ‘Spurs’ pas kësaj fitore renditen në vend të dytë me një pikë më pak, ku javën tjetër takohen me West Brom. /Telegrafi/

https://twitter.com/Footballclantv/status/782586162091294720

https://twitter.com/FanSportsClips/status/782580168476889089