Barcelona vazhdoi me fitore në Grupin B në Ligën e Kampionëve duke fituar me rezultat 2-4 ndaj Tottenhamit.

Golat për klubin katalunas i shënuan Philippe Coutinho (2'), Ivan Rakitic (28') dhe Lionel Messi (56', 90').


Messi ishte lojtari i ndeshjes, argjentinasi u vlerësua me notën maksimale.

Lionel Messi Barcelona e1538600174896 Festa te goli i Lionel Messit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Notë të madhe kishte edhe Jordi Alba që në këtë takim dhuroi tre asistime, ndërsa Coutinho dhe Sergio Busquets ishin në nivel.

Harry Kane ishte më i miri të Spurs, por edhe Erik Lamela e Lucas Moura ishin në nivel.

Ai që dëshpëroi te skuadra angleze ishte portieri Hugo Lloris dhe mbrojtësi Toby Alderweireld.

Notat e lojtarëve të Tottenhamit:

capture 20181003 234029

Notat e lojtarëve të Barcelonës:

1apture 20181003 2340219

telegrafi sport app