Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, në një konferencë për media kanë kritikuar Komunën e Prizrenit për gjithë procesin në lidhje me vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Totaj ka thënë se duke filluar nga vlera artistike e shtatores e deri te lokacioni ku komuna ka vendosur shtatoren e Skënderbeut, janë jo të denja për heroin tonë kombëtar.
“E para, lokacioni i përzgjedhur nuk është i denjë për vendosjen e shtatores së Skënderbeut. Ai është i izoluar dhe shumë hapësirë e fshehur e qytetit. E dyta, për shkak të trafikut të dendur në atë rrethrrotullim ku është vendosur shtatorja, shumë lehtë mund të shkaktohen aksidente dhe rrezikohet jeta e vizitorëve të mundshëm. E treta, dega e PDK-së në Prizren përmes asamblistëve të saj në fazën e parë, para së të merret vendimi, ka tërhequr vëmendjen për lokacionin jo adekuat dhe ka kërkuar lokacion tjetër më të përshtatshëm por që është injoruar nga kryetari Mytaher Haskuka”, ka thënë Totaj.
Nënkryetari Totaj ka shtuar se pushteti lokal i Vetëvendosjes me kokëfortësinë e vet, duke injoruar tërësisht sugjerimet dhe rekomandimet nga qytetarët dhe opozita, po tregohet mospërfillëse edhe ndaj figurave të tilla të historisë kombëtare sikur që është Skënderbeu.
“Madje kryetari Mytaher Haskuka u përpoq një ditë më herët nëpër studio televizive ta largoj përgjegjësinë nga vetja duke gënjyer publikisht se ai nuk ka qenë shumë në rrjedha për shtatoren sepse për pamjen e tij finale është përkujdesur një shoqatë e komuna ka caktuar veç lokacionin. Keqqeverisja pothuajse në të gjitha fushat tjera ku ka dështuar, shkon aq larg sa që tallet edhe me vet figurën e Skënderbeut e rrjedhimisht edhe me historinë e ndritshme kombëtare simbol i të cilës është vet Gjergj Kastrioti”, ka shtuar ai.
Totaj ka bërë të ditur se PDK në Prizren do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë te jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale ku do të kërkohet rimodelim i shtatores se Skënderbeut dhe ndryshimin e lokacionit, sepse figura e tij meriton lokacionin më të mirë të qytetit.
Ndërkohë, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se veprat e artit publik zakonisht janë produkt i relacioneve të pushtetit, relacioneve shoqërore, identitare të përmbledhura në reflektimin e kujtesës kolektive brenda strukturës hapësinore urbane.
“Si të tilla, këto projekte duhet të kalojnë nëpërmes një debati publik jo vetëm në raport me vet monumentin por edhe me vet lokacionin ku do të vendoset ajo. Andaj, për të pasur besimin e qytetarëve, arti publik duhet të synojë të përsosurën në aspektin e reprezentimit”, ka thënë Hoxha.
Sipas deputetes Hoxha, vendosja e Skënderbeut në një rreth rrotullim, i pamundëson qytetarit prizrenas të jetë pranë tij, ta përjetojë atë pa zhurmë akustike dhe vizuale për shkak të kontekstit të dhënë.
“Përjetimi kryesor do të jetë nga makinat në lëvizje. Trajtimi i tillë i hapësirës urbane nuk prodhon asgjë më shumë se sa momente monumentaliteti për konsum ditor dhe konsum politik. Qasjet të tilla si këto kanë krijuar vazhdimisht hapësira monumentale të cilat nuk i ndjejmë si pjesë të jetës sonë të përditshme dhe i vizitojmë sa për të thënë e për të bërë një foto në ditën e caktuar”, ka shtuar deputetja Hoxha.
Deputetja Hoxha ka thënë se e kaluara duhet të bashkëjetojë me ne dhe si e tillë të formësoj përditë krenarinë tonë kolektive për veten dhe identitetin tonë.
Sipas saj, është e turpshme dhe e dhimbshme se si e kaluara dhe akterët kryesor të saj vijnë të formësuar e portretizuar përpara syve tanë.
“Arti nuk ka me të njohshëm. Arti është diçka që përjetohet nga të gjithë dhe qytetarët nuk janë naiv sa pushteti komunal i Vetëvendosjes mund t’i cilësoj. Përmendorja e Skënderbeut e shpalosur para nesh është fyerje për vet ‘figurën e Skënderbeut por edhe për Prizrenin’”, ka thënë më tej Hoxha.
Në fund, Eliza Hoxha ka thënë se memorialët dhe përmendoret e këtilla do të duhej të na mbushnin plot jetë e frymëzim për shkak të idealeve të larta dhe jetën e dhënë për liri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Kuvendi votoi mosbesimin ndaj tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, vijon seanca ndaj dy anëtarëve tjerë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare