LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Çdonjëri që ka kryer ndonjë krim do të përgjigjet para organeve të drejtësisë

Toshkovski: Çdonjëri që ka kryer ndonjë krim do të përgjigjet para organeve të drejtësisë

Çdonjëri i cili ka bërë krim do të përfundojë para organeve të drejtësisë. Ka shumë dëshmi për krim te politikanë të pozicionuar lartë të deridjeshëm,    në të cilat po punohet, ndërsa  opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit, porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

ste në të cilat po punohet dhe opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit.

Në emisionin e mbrëmshëm “Triling” në pyetjen se a ka filluar lufta kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, të cilët  po e gërryejnë shtetin, potencoi se lufta tani më ka filluar fuqishëm me ardhjen e udhëheqësisë së re në MPB, që nga Qeveria teknike.


“Kemi një gjykatës të Gjykatës së Lartë që nuk është më gjykatës dhe është dënuar me tre vjet burg, anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë që nuk është më pjesë e Këshillit dhe në të njëjtën kohë ka pranuar fajësinë për veprën e kryer.  Mendoj se është një shenjë e qartë se beteja kundër krimit dhe korrupsionit ka filluar”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se luftimi i këtij lloji krimi brenda natës nuk mund të ketë rezultate, por është i qartë përkushtimi i qeverisë së re në këtë drejtim.

“Ka një numër shumë të vogël të burimeve njerëzore të profesionistëve të rinj, të cilët janë brenda institucioneve, të cilat duhet ta luftojnë atë krim, nuk ka pasur trajnim përkatës, menaxhim i dobët i mjeteve teknike. Por, përkushtimi i këtij lidershipi dhe i kësaj Qeverie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të lartë është i qartë, duam të luftojmë dhe do të luftojmë”, potencoi ministri Toshkovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori