LAJMI I FUNDIT:

Tortat e vitit të ri: Torta nga mbretëria e akullit

Tortat e vitit të ri: Torta nga mbretëria e akullit
, Image: 159526601, License: Royalty-free, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Alamy

Receta e ëmbëlsirës kërkon kohë për përgatitjen por është mjaft e shijshme dhe delikate

Miqtë, familjarët dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë dhe do ta shijojnë së tepërmi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:


– 200 g gjalpë,
– 250 g sheqer të kafenjtë,
– 3 vezë,
– 225 g miell,
– 2 lugë pluhur për ëmbëlsira,
– 50 g ajkë neutrale,
– 100 g çokollatë për zierje,
– 3 lugë xhem dredhëzash.

Për fill:

– 500g sheqer,
– 1 lugë ekstrakt vaniljeje,
– 1 lugë glukozë të lëngshme,
– 300 g sheqer pluhur.

Përgatitja:

Tundeni gjalpin dhe sheqerin e kafenjtë, shtoni një nga një vezët dhe përzieni me miell, pluhur ëmbëlsirash dhe me pak kripë.

Në fund përzieni çokollatën e shkrirë, 50 g ajkë neutrale dhe 100 ml ujë të valuar.

Ndani brumin në dy pjesë dhe piqeni secilën pjesë në tepsi rreth gjysmë ore.

Lini në që të ftohen dhjetë minuta pastaj ngadalë hiqeni nga letra e pjekjes. Koret le të ftohen tërësisht para se t’i qitni fillin.

Për fill, nxehni sheqerin, vaniljen dhe glukozën derisa të shndërrohen në shurup të tejdukshëm (kujdes me sheqerin e nxehtë!). Hiqeni nga zjarri. Tundni të bardhët e vezëve deri sa të bëhen sikur borë e fortë dhe shtoni ngadalë në shurupin e vluar.

Përzieni pa ndërprerë derisa të bëhet një masë e dendur, ndërsa në fund shtoni duke e tundur edhe sheqerin pluhur.

Lyeni të dy koret me xhem dhe bashkoni duke u kujdesur që korja e sipërme të jetë e pastër.

Lyeni ëmbëlsirën me fill dhe zbukurojeni sipas dëshirës. /Telegrafi/