LAJMI I FUNDIT:

Torino konfirmon largimin e Belottit

Torino konfirmon largimin e Belottit

Klubi italian, Torino ka konfirmuar se sulmuesi Andrea Belotti është larguar nga klubi pasi tashmë i ka skaduar kontrata e tij.

Il Gallo’ refuzoi disa oferta për të zgjatur qëndrimin në klub dhe kontrata e tij skadoi dje (e enjte).

Torino e ka konfirmuar largimin e sulmuesit me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit.


“I dashur Andrea, ne e pranojmë vendimin tuaj për të filluar një përvojë të re, që nga sot ne marrim rrugë të ndryshme”, thuhet fillimisht në deklaratë.

“Kemi kaluar shtatë sezone së bashku, të cilat, në futbollin modern, përfaqësojnë një lidhje shumë solide. Kemi ndarë gjithmonë të njëjtin pasion me gëzime, vuajtje, emocione dhe zhgënjime”.

“Ne ju falënderojmë për gjithçka që na dhatë. Krenar për atë që keni bërë për Toron, ju përshëndesim duke ju uruar fat në vazhdimin e karrierës suaj”, mbyllet njoftimi i Torinos.

Belotti shënoi 113 gola në 251 paraqitje me klubin Granata, duke u bërë golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e klubit.

Sipas raportimeve në Itali, ai është afër bashkimit me skuadrën e Ligue 1, Monaco. /Telegrafi/