Teksa kanë mbetur vetëm edhe tre muaj para hapjes së afatit kalimtar veror, thashetheme të shumta kanë qarkulluar rreth një numri të yjeve të kampionatit italian.
Ekipet nuk mund të investojnë shuma të mëdha pa gjeneruar shitje të lojtarëve, duke hapur derën e largimit për disa prej tyre.
Pesë yjet e Serie A që mund të largohen në verë
Alessandro Bastoni – mbrojtësi italian është i lumtur tek Interi dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare vitin e kaluar, por ‘Nerazzurrët’ mund të vendosin ta shesin atë këtë verë, për shkak të interesimit të Ligës Premier, duke i vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh sipas La Gazzettas.
Nicolas Gonzalez – sulmuesi 25-vjeçar konsiderohet si një figurë kyçe tek Fiorentina, të cilët së fundmi i rezistuan ofertave të Brentfordit dhe Leicester Cityt. ‘The Viola’ janë të hapur për shitjen e argjentinasit për shitjen e duhur, dhe do të dëgjonin ofertat mbi 50 milionë euro.
Manuel Locatelli – situata financiare e Juventusit do të thotë se ata duhet të shesin para se të mendojnë për investime në verë dhe një kandidat i mundshëm për largim është Locatelli, i cili ka tërhequr vëmendjen e klubeve jashtë Italisë.
Lorenzo Pellegrini – kapiteni i Romës do të ishte i lumtur të udhëheqte klubin për vitet në vazhdim, por situata e vështirë financiare mund t’i detyrojë ata që të shesin të paktën një yll të ekipit, nëse duan të sjellin përforcime për Daniele De Rossin.
Giacomo Raspadori – Napoli ka investuar mbi 35 milionë euro për sulmuesin e talentuar italian, por ai ka pasur vështirësi që të dëshmojë potencialin e tij dhe është i etur për të luajtur rregullisht, diçka që mund të bëjë që ai të kërkojë largimin në verë.