Ka përfunduar afati kalimtar veror në të gjitha ligat e rëndësishme evropiane, përveç se në Spanjë që mbyllet sonte pas mesnate.

Ky afat kalimtar do të mbahet mend gjatë pasi është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit botëror me brazilianin Neymar që iu bashkua Paris Saint Germain nga Barcelona për 222 milionë euro.


Skuadër mjaftë aktive gjatë këtij afati u tregua edhe Manchester City që shpenzoi më së shumti në Evropë 244 milionë euro, kryesisht për ta përforcuar repartin defensivë.

Chelsea zë pozitën e tretë me 203 milionë euro të shpenzuara, ku në minutat e fundit nënshkroi me dyshen Drinkwater dhe Zapacosta.

Milan u zgjua nga gjumi i thellë që ishte këto vite dhe shpenzoi 194 milionë euro për ta përforcuar skuadrën.

Ndërkohë Barcelona zë vendin e pestë me 192 milionë euro, shumë që mund të shtohet në rast se transferojnë gjatë ditës së sotme ndonjë futbollist tjetër.

Manchester United ka mbetur në pozitën e gjashtë në tabelë me 164 milionë euro të shpenzuara, ndërsa Everton befasisht në pozitën e shtatë me gjashtë milionë më pak.

Kampionët e Italisë, Juventus vazhduan të përforcojnë skuadrën për të arritur tek Liga e Kampionëve dhe këtë afat kanë blerë futbollistë në vlerë prej 149 milionë euro.

Ndërkohë Bayern Munich zë pozitën e nëntë me 103 milionë euro, një më shumë se Monaco që ndodhet në vendin e 10-të. /Telegrafi/

1. Manchester City (244,300,000)

manchester city

2. Paris Saint Germain (238,000,000)

IMG 20170825 215953

3. Chelsea (203,000,000)

csm 148201 ruediger chelsea getty2 f365d99965

4. Milan (194,500,000)

leonardo bonucci f7a3c01

5. Barcelona (192,500,000)

Jubel0

6. Manchester United (164,400,000)

59908abb0cf25438151a9db2 1503490083232

7. Everton (158,200,000)

Everton

8. Juventus (149,200,000)

match genoa juventus 26agosto2017

9. Bayern Munich (103,500,000)

837019118.0

10. Monaco (102,000,000)

nintchdbpict000348411775