LAJMI I FUNDIT:

Tomislav Perusiq, nga Serbia në Prishtinë për të jetuar në mesin e shqiptarëve

Tomislav Perusiq, nga Serbia në Prishtinë për të jetuar në mesin e shqiptarëve

Albanologu Tomislav Perusiq, qe gjashtë muaj është zhvendosur nga Subotica e Serbisë në Prishtinë, i cili të ardhmen e sheh në Kosovë. Ndërsa, problemet mes dy popujve thotë se as nuk po duan e as nuk mund ti zgjidhin.

Mysafiri i veçantë e miku i mirë zakonisht e viziton në mesditë. Makiaton në kafenenë e saj në Mitrovicë pranë Lumit Ibër e shoqërojnë me diskutime për punë, por me raste edhe për jetën e private. Veçse miku i Neri Ferizit, është i nacionalitetit serb.

“Po unë Tomislavin nuk mundem me e dallu prej shokëve tjerë shqiptar, jemi shumë të shoqëruar dalim, kur shkoj në Prishtinë e ftoj për kafe”, ka thënë ajo.


Neri Ferizi, e cila është pronare e një kafiterie, kishte përshtypje ndryshe para se Tomislav Perusiq nga Serbia të transferohej për të jetuar në Prishtinë.

“Për Tomislavin nuk kam besu kur flitej që bënë shumë për Kosovën edhe e do shumë Kosovën edhe mbanë simbole të shqiptarëve”, shprehet e habitur Ferizi.

Por, si u bë që Tomislav Perusiq, të zhvendoset për të jetuar në Kosovë. Ai ka thënë se e kaluara e shqiptarëve dhe serbëve e bëri që ta nisë këtë rrugëtim.

“Gjuhën shqipe e kam zgjedhur për shkak të vet popullit. Unë deshta të flisja me shqiptarët në gjuhën e tyre në gjuhën e tyre. E kam vërejtur që ka shqiptarë që janë më në moshë e që dinë gjuhën serbe unë i kam takuar në Amerikë. Atje lindi interesimi im jo veç për gjuhën por edhe për historinë, kulturën, traditën, zakonet”, ka treguar me një shqipe të rrjedhshme albanologu serb.

Planit për të jetuar në Kosovë Tomislavi i kishte paraprirë me studimet e gjuhës shqipe në Beograd, e më pas edhe në Tiranë.  Ai tash punon si përkthyes shqip-serbisht, ndërsa jetën planifikon ta vazhdojë në Kosovë. Shtetin më të ri në Evropë e sheh si vend në të cilin do të ndërtojë të ardhmen.

“Ata kanë institucione paralele, nuk është mirë kjo unë jam kundër kësaj. Unë besoj që Kosova ka me vazhdu me qenë shtet edhe duhet. Jam kundër copëtimit të Kosovës, jam kundër ndarjes së këtij qyteti Mitrovicës”, është shprehur ai.

E për tejkalimin e problemeve në mes dy popujve, Perusiq nuk ka shpresa te politika.

“Unë nuk pres asgjë prej elitave politike, pres veç prej qytetarëve si këndej si andej përtej kufirit. Pres që me kohë kanë me e ndryshu mendimin, perceptimin. Unë mundohem me i’ua dhënë (serbëve në Serbi) një pikëpamje tjetër për Kosovën edhe popullin shqiptar”, tregon Perusiq.

Të ardhmen nuk e di, mirëpo albanogu serb nuk e fsheh dëshirën që edhe gruan ta ketë shqiptare.

“Për mua nuk ka lidhje nacionaliteti i personit, besoj që dashuria nuk zgjedh sipas kombësisë”, është deklarata që e përmbyllë bisedën me një njohës të historisë e gjuhës shqipe e person që e do shumë Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori