Avokati Tomë Gashi, ka thënë se kërkesat e Kuvendit të Kosovës për të ngritur një gjykatë që do të gjykonte krimet serbe të luftës janë të parealizueshme.
Gashi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës që dënon gjenocidin serb në Kosovë është një “fontanë dëshirash” e deputetëve të Kosovës.
“Nuk besoj se do të realizohet kjo rezolutë. Kosova nuk është një shtet i fortë pavarësisht se që nga viti 1999 jemi në anën ë drejtë të historisë. Idetë e tilla janë vetëm populiste dhe asgjë më shumë”.
Avokati është shprehur i bindur se këto ide nuk do të realizohen kurrë.
“Derisa institucionet tona merren me këso lloj idesh të cilat edhe atyre iu duken joreale, më e drejtë dhe e besueshme do të ishte sikur të forcohej zyra e Prokurorisë Speciale në Republikën e Kosovës pasi tani kemi vetëm tre prokurorë që merren me rastin e ndjekjes së personave të dyshuar për krime lufte”.
“Shefja e zyrës së Prokurorisë Speciale, zonja Drita Hajdari punon me dy prokurorë të rinj, edhe pse numri do të duhej të ishte pesë. Besoj që shteti i Kosovës duhet ta forconte atë prokurori dhe t’i ndiqte të gjithë ata që janë të involvuar në krime lufte, e kur ne e dimë se serbët kanë vrarë në Kosovë më shumë se 15,000 civilë shqiptarë”.
Gashi ka thënë se e gjithë kjo po bëhet për shkak të mllefit që kanë qytetarët që asgjë nuk është bërë në këtë drejtim prej 20 vitesh.
“Për ide të tilla është tepër vonë… Kosova është shtet jashtëzakonisht i pafuqishëm për të çuar përpara këso lloj iniciativash për të formuar gjykata speciale”, tha ndër të tjera Tomë Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame