LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale

Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori, ndërsa ka thënë se personat përgjegjës që i ka dhënë medieve pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale.

Kallëzimi penal ka të bëjë me publikimin e pamjeve nga burgu i Prizrenit ku ka vdekur aktivisti i VV, Astrit Dehari, raporton Telegrafi.

Gashi ka bërë të ditur se padi është ngritur kundër personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren, kundër personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë, si dhe kundër të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve nga prokurori përgjegjës.


Gashi theksoi se ky kallëzim penal nuk ka të bëjë fare me mediat, raporton Telegrafi.

Avokati i familjes Dehari ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi  që në këtë rast të mos autorizoj prokuror  nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe as oficerë të policisë e hetues nga Drejtoria Regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.

“Ne nuk i akuzojmë mediat që i kanë publikuar por personat që i kanë dhënë këto pamje mediave”, tha ai.

Sipas tij, në media janë publikuar pamje konfidenciale të cilat nuk duhet t’i ketë askush përveç hetuesve.

Gashi ka thënë se ka biseduar me prokurorinë Sylë Hoxha, që sipas tij, ka deklaruar se janë befasuar si kanë mundur të dalin këto pamje.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori