Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se Azem Syla tashmë është kthyer në Kosovë dhe ka mbajtur premtimin e dhënë.
Gashi rikujtoi se Syla ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ajo që mund tua konfirmoj është që ai është kthyer në Kosovë, ashtu siç ka premtuar. Gjithashtu e ka mbajt fjalën e dhënë duke dhënë dorëheqje nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tani do të bashkëpunoj me drejtësinë, dhe tash presim procedurat të rrjedhin në mënyrë normale”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Ndryshe, Azem Syla është kërkuar që dy ditë nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës nën dyshimin për tjetërsim të paligjshëm të pronave shoqërore në Kosovë.
Ndryshe, dy ditë më prokuroria e shtetit, ka njoftuar se operacioni i kërkimit dhe arrestimit është bërë në kuadër të një hetimi penal.
“Rreth 350 policë kanë bastisur rreth 42 lokacione, që lidhen me 40 të dyshuar të një hetimi penal që është duke vazhduar. Gjashtë persona janë arrestuar gjatë operacionit… Hetimi ka të bëjë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më sot, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla”, thuhet në këtë njoftim.
Më tutje Prokuroria e Shtetit sqaron se anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh, nëpërmjet veprimtarive kriminale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dhënien e ryshfetit për zyrtarët publikë.
“Të dëmtuarit janë buxheti i shtetit të Kosovës dhe familjet serbe te Kosovës, autorizimi i të cilëve për të dhënë parcelat e tokave me qira është keqpërdorur nga grupi i organizuar kriminal. Një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës të përfshira janë sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës, më 26 prill 2016. Në radhë të parë, ky proces ka për qëllim ta rikthejë tokën në pronësi të pronarëve të ligjshëm publik. Rasti përfshin veprat penale të krimit të organizuar; Pastrim parash; keqpërdorim i pozitës zyrtare; falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe dhënie dhe marrje e ryshfetit”, sqaron Prokuroria e Shtetit.
Sipas këtij njoftimi disa të pandehur në hetim janë qytetarë serbë, që jetojnë në Serbi.
“Gjatë hetimit ka pasur një bashkëpunim efektiv me Zyrën e Lartë të Prokurorit për Krimi të Organizuar në Beograd. Urdhrat për arrest në lidhje me disa të pandehur nuk janë ekzekutuar, pasi që këta të pandehur janë arratisur ose janë jashtë vendit. Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë