Site icon Telegrafi

Tom Hardy thyen rregullat antiCOVID, pasi fshehurazi shkoi në palestër

Tom Hardy Foto: The Sun

Aktori i njohur, Tom Hardy, pavarësisht rregullave të vendosura kundër pandemisë coronavirus, ka vendosur që të bëjë të tijën.

Ani pse palestrat janë mbyllur, ai është fotografuar duke shkuar në njërën prej tyre për t’u stërvitur, shkruan The Sun.

Në po të njëjtat imazhe ai shihet me pajisje në krah, teksa shfrytëzoi hyrjen emergjente për të hyrë brenda.

Foto: The Sun

43-vjeçari thuhet se është parë edhe ditë të tjera gjatë mëngjesit, duke tentuar të mos i anashkalojë ushtrimet fizike.

Ndërkohë, vendimi për mbylljen e lokaleve të ndryshme është marrë me katër Janar, për të ulur kështu numrin e të infektuarve në Londër.

Foto: The Sun

Një pjesë e madhe ende po hamendësojnë nëse ai vërtetë është stërvitur, kurse të tjerë prezent janë mese të sigurt se ai po thyen rregullat vazhdimisht. /Telegrafi/

Foto: The Sun
Exit mobile version