Aktori Tom Hardy besohet se është larguar nga Londra në një tentim për të shmangur nga një femër e cila po e ndjekë dhe po e shqetëson familjen e tij.
Çifti Hardy besohet se janë shqetësuar nga një ndjekëse femër dhe kanë vendosur që të largohen nga shtëpia e tyre prej 3.5 milionë funte në Jug-Perëndim të Londrës për të pasur një jetë më private.
Tom dhe bashkëshortja Charlotte Riley duket se kanë shpejtuar me shitjen e shtëpisë, pasi tashmë ata thuhet se janë zhvendosur në një vend më të sigurtë për ta dhe fëmijët e tyre.
“Tom po jeton jetën e tij të re në fshat dhe është parë duke shëtitur me qenin e tij çdo mëngjes”.
“Ai ndjen se është vendi i përkryer për të dhe Charlotte që të sjellin fëmijën e tyre të vogël”, u shpreh një burim për The Sun.
Charlotte thuhet se është shtatzënë në fëmiun e dytë të çiftit.
Ata tashmë kanë një fëmijë dy vjeçar dhe Tom ka djalin 10 vjeçar nga një lidhje e mëparshme.
Kjo zhvendosje e aktorit nuk është e befasishme, pasi më parë ai ka thënë se është një mbrojtës i madh i familjes së tij. /Telegrafi/