LAJMI I FUNDIT:

Togeri me origjinë nga Peja, emërohet Komandant i Detektivëve të Komisariatit Policor në New York

Togeri me origjinë nga Peja, emërohet Komandant i Detektivëve të Komisariatit Policor në New York

Togeri i Policisë së New Yorkut, Kreshnik Nevzat Bakraqi me origjinë nga Peja, është emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata “Peja – New York”, e cila i ka shprehur Bakraqit urimet më të mira për pozitën e re.

“Toger Kreshnik Bakraqi me origjinë nga qyteti jonë i bukur Peja, shënoi një sukses të radhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.


Sipas shoqatës, Bakraqi është shqiptaro-amerikani i parë që emërohet në një pozitë të tillë.

“Togeri Bakraqi vjen nga një familje shumë e nderuar e Pejës dhe shënon një arritje të madhe duke u bërë i pari shqiptaro-amerikan që merr një emërim kaq prestigjioz. Shoqata jonë dhe të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë për aktualizimin e potencialit të profesionistëve tanë të shkëlqyer dhe për prezantimin dinjitoz që ata bëjnë si pjesëtarë të komunitetit profesional”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori