Jasminka Vellkoska vazhdon të paguaj çmimin e gabimit mjekësor. Ajo flet pas tre vitesh për herë të parë për rastin e saj kur mjekët ia ngjitën gabimisht vagjinën me zorën e trashë gjatë një operacionit për largimin e kancerit në abdomen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjekja e spitalit ”8 Shtatori” u dënua me tre muaj dënim me kusht për veprën penale ”vepra të rënda ndaj shëndetit të njerëzve”. Avokatat e palës mbrojtëse dhe akuzuese kishin rënë dakord që Vellkoska të fitojë një dëmshpërblim prej 30.000 euro, por spitali nuk ia ka paguar ende.


velkova 2

Velkova 1

Ky rast është mbuluar edhe nga mediat botërore të cilët tmerrohen nga mos kujdesi i mjekëve!

Mirror.co.uk, dailymail.co.uk, metro.co.uk, Gold Coast Bulletin, Todby.com dhe shumë media tjera për mjekësi e kanë përshkruar këtë si një tmerr për shëndetësinë në Maqedoni.

Mirror e ka përshkruar këtë rast me titullin ''Mjekët e marrë ia kanë ngjitur zorën e trashë me vagjinën''

Mirror Velkova

Dailymail.co.uk shkruan ''E mbijetuara nga kanceri i nxjerr gazrat nga vagjina pasi mjekët gabimish ia kanë ngjitur atë me zorën e trashë''

Daily Mail Velkovska

Metro.co.uk ka shkruar ''Kirurgët kanë kërkuar kancerin por ia kanë lënë pacientes të ngjitur vagjinën dhe zorën e trashë''

metro velkovska

Rastin e kanë komentuar edhe disa ekspertë të kirurgjisë që kanë edhe blogjet e tyre, duke e klasifikuar si marrëzi dhe pa kujdes që bie ndesh me principet e profesionit.

Mjekja Gordana Bozhinovska, e cila ka shkaktuar këtë gabim të rëndë, nuk ka qenë e arritshme për gazetarët që të jep ndonjë deklaratë, nëse ndjehet fajtore dhe përse nuk e ka marrë përgjegjësinë për të paguar pjesën e mbetur të dëmshpërblimit./Telegrafi/