Perfekt shkojnë me perime – gjithmonë mund t’i përgatitni në sasi të mëdha, t’i ngrini dhe në çast keni racion të shëndetshëm! Përbërësit:- 400 g mish të bardhë pule,- 1 fetë e trashë buke,- pak qumësht për njomje të bukës,- 1 vezë,- 100 g djathë të grirë në rende,- 100 g gjalpë,- 3 thelpinj hudhre,- kripë dhe piper sipas shijes,- pak miell.Përgatitja:

Bluani mishin e pulës ose priteni sa më imët që mundeni, shtoni bukën e njomur të cilën më parë e keni kulluar nga teprica e qumështit, vezët, djathin, gjalpin, hudhrën.


Qitni kripë dhe piper sipas shijes.

Të gjitha përzieni mirë, më mirë është me dorë t’i formoni qoftet.

Rrotulloni në miell dhe fërgoni në vaj – për versionin e shëndetshëm, mund t’i piqni në furrë.

Shërbeni me perime të ziera në avull dhe me sallatë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.