Tjetër eliminim për Nadal

Ish-numri 1 në botë u eliminua nga patrioti i tij Felicionao Lopez, pas një ndeshje maratonë, që zgjati 2 orë e 27 minuta. Lopez fitoi 2-1, në sete (5-7, 6-4, 7-6), duke përmbysur avantazhin e Nadal pas setit të parë.
Ky është eliminimi i dytë radhazi i Nadal në turnetë e Amerikës Veriore, në prag të grand slemit të US Open. Pak ditë më parë ai u mposht edhe Masterin e Montrealit, edhe ku turne që zhvillohet në fushat me çement. Ndërkohë që koha pakësohet deri në startin e US Open, më 31 gusht, në Nju Jork.
Në rast se do të fitonte, Nadal do të luante në çerekfinale ndaj mikut dhe rivalit të tij të përjetshëm, Roger Federer, që sot fitoi me lehtësi 2-0 96-1, 6-1) ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson.
Nuk zhgënjejnë as Novak Djokovic e Andy Murray, që kanë fituar ndaj rivalëve të tyre. Djokovic, në çerekfinale do të luajë ndaj Wawrinka, dy finalistët e Roland Garros dy muaj më parë.





















































