Nora Istrefi këto ditë ka tërhequr vëmendjen e fansave me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja e popullarizuar e skenës shqiptare i ka shijuar pushimet me bashkëshortin dhe vajzën e saj në Turqi, ndërsa i ka mbajtur të informuar fansat për disa nga momentet e këndshme që ka kaluar atje.


Ndërkohë që imazhet e saja me bikini kanë vënë në plan të parë figurën trupore të Norës.

Ajo ka pozuar me bikini të bardha dhe fotografitë i ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 777 mijë ndjekës.

Fansat kanë bërë shumë komente komplimentuese për dukjen e këngëtares, ndërsa imazhet kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Një pozë të përbashkët me bashkëshorten e tij e ka publikuar edhe Robert Berisha.

"Gruaja ime e dashur", ka shkruar këngëtari në përshkrimin e fotografisë së çiftit. /Telegrafi/